Trump lehtëson sanksionet për naftën ruse, Zelenskyy: Kjo i jep të ardhura për të financuar pushtimin e Ukrainës
Volodymyr Zelenskyy dhe Donald Trump SHBA-Rritja drastike e çmimeve të naftës për shkak të konfliktit në Iran detyroi administratën amerikane të lehtësojë përkohësisht sanksionet ndaj Rusisë. Administrata Trump sqaroi se synohet të stabilizohet çmimi, i cili ka arritur në 100 dollarë për fuçi, por kjo nuk do të shtojë fitimet e Rusisë për financimin e luftës në Ukrainë. Trump ka vendosur të lehtësojë përkohësisht sanksionet ndaj naftës ruse, duke lëshuar një licencë 30-ditore për vendet që duan të blejnë produktet energjetike që aktualisht gjenden në anijet në det. Ky vendim vjen si një përpjekje urgjente për të ulur çmimin e “arit të zi”, i cili ka kaluar nivelin e 100 dollarëve për fuçi në bursat botërore. Ndërkohë presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, deklaroi se vendimi...
Burimi:
zeri.ai