Trump lavdëron Netanyahun: Po të kishit një kryeministër tjetër, Izraeli nuk do ekzistonte

Trump lavdëron Netanyahun: Po të kishit një kryeministër tjetër, Izraeli nuk do ekzistonte

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në Florida kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu për bisedime që synojnë thyerjen e bllokimit mbi armëpushimin në Gaza dhe njëkohësisht adresimin e shqetësimeve të Izraelit në lidhje me Iranin dhe Hezbollahun. Duke folur me gazetarët pas mbërritjes së Netanyahut, Trump u duk shumë mbështetës ndaj aleatit të tij edhe pse disa nga këshilltarët e tij thonë se ai po mbetet prapa në zbatimin e disa pikave të marrëveshjes së armëpushimit që ai nënshkroi në tetor. Trump tha se donte të kalonte sa më shpejt të ishte e mundur në fazën e dytë të marrëveshjes midis Izraelit dhe Hamasit, por së pari “organizata palestineze duhet të çarmatoset”. Ai shtoi se do të ishte i hapur për të mbështetur një tjetër...