Trump largon Grenell nga posti i drejtuesit të Qendrës Kennedy, a do i caktojë presidenti një aventurë të re diplomatike “thikës së tij zvicerane”?
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka vendosur të zëvendësojë Richard Grenell nga posti i drejtuesit të John F. Kennedy Center for the Performing Arts. Lajmin e bëri të ditur vetë Trump përmes rrjetit të tij social Truth Social, ku njoftoi se Grenell do të pasohet nga Matt Floca, aktualisht nënkryetar i qendrës për operacionet e objekteve. Vendimi vjen në një moment kur institucioni i njohur i arteve dhe kulturës në Washington, D.C. pritet të mbyllet për rreth dy vjet për shkak të një procesi të gjerë rinovimi. Trump synon ta transformojë qendrën sipas vizionit të tij dhe ta riorganizojë funksionimin e saj. Grenell kishte marrë drejtimin e përkohshëm të qendrës në shkurt të vitit 2025. Gjatë kësaj periudhe, institucioni u përball me një sërë vështirësish,...
Burimi:
top-channel.tv