Trump kërkon traktat të ri bërthamor për të zëvendësuar New START
Bota E Premte, 6 Shkurt 2026 03:19 Presidenti amerikan Donald Trump bëri thirrje të enjten për një traktat të ri bërthamor, në vend të zgjatjes së kufizimeve mbi dislokimet e armëve bërthamore me Rusinë. Kjo deklaratë erdhi disa orë pasi skadoi pakti që kishte mbajtur nën kontroll dy arsenalet më të mëdha bërthamore të botës për më shumë se dy dekada. Trump theksoi se traktati New START ishte “negociuar keq” dhe “po shkelet rëndë”. Ai shkroi në platformën e tij Truth Social se “Ekspertët tanë Bërthamorë duhet të punojnë për një Traktat të ri, të përmirësuar dhe të modernizuar, që mund të zgjasë gjatë në të ardhmen.” Postimi i Trump ishte një përgjigje ndaj propozimit të Presidentit rus Vladimir Putin për të zgjatur traktatin edhe...
Burimi:
kohajone.com