Trump kërkon me çdo kusht Groenlandën, evropianët propozojnë rritjen e pranisë së NATO-s në Arktik
Nga DW Kërcënimet e Trumpit kundër Groenlandës po shkaktojnë prej ditësh tensione. Tani evropianët propozuan rritjen e pranisë së NATO-s në Arktik. Por Trumpi po e bën veshin të shurdhër. Në sfondin e pretendimit të SHBA-së ndaj Groenlandës vendet evropiane po përpiqen t’i mbështesin politikisht Danimarkën dhe Groenlandën. Pas një deklarate të përbashkët të nënshkruar nga disa vende evropiane, në të cilën theksohet se “Groenlanda i përket popullit të saj” dhe theksohet se SHBA është një “partner i rëndësishëm” për sigurinë në Arktik, Gjermania, Britania e Madhe dhe një sërë shtetesh evropiane anëtare të NATO-s u shprehën për zgjerimin e pranisë së aleancës në Arktik. Sipas diplomatëve fjala është për idenë e krijimit të një misioni mbikëqyrës të quajtur “Arctic Sentry” (Rojet e Arktikut). Me...
Burimi:
kohajone.com