Trump kërcënon se do të bllokojë hapjen e urës që lidh SHBA-në me Kanadanë
Bota E Martë, 10 Shkurt 2026 12:16 Presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar se nuk do të lejonte hapjen e një ure që pritet të lidhë Kanadanë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ura është në ndërtim e sipër, ndërsa Trump ka thënë se vendi i tij duhet të zotërojë “të paktën gjysmën” e infrastrukturës. “Nuk do ta lejoj hapjen e kësaj ure derisa Shtetet e Bashkuara të kompensohen plotësisht për gjithçka që u kemi dhënë Kanadasë dhe gjithashtu derisa Kanadaja t’i trajtojë Shtetet e Bashkuara në mënyrë të drejtë dhe me respektin që meritojmë”, tha presidenti amerikan nëpërmjet një reagimi në “Truth Social”. Më tej ai nënvizoi se për këtë çështje mund të nisin edhe negociatat ndërsa mbetet për t’u parë nëse do të...
Burimi:
kohajone.com