Trump kërcënon NATO-n: Do e keni punën keq po nuk na ndihmuat me Ngushticën e Hormuzit

Trump kërcënon NATO-n: Do e keni punën keq po nuk na ndihmuat me Ngushticën e Hormuzit

Donald Trump nuk e toleron një NATO indiferente ndaj konfliktin me Iranin: Presidenti i SHBA-së e paralajmëroi aleancën për një të ardhme “shumë të keqe” nëse ndihmon për hapjen e Ngushticës së Hormuzit. Shefi i Shtëpisë së Bardhë i tha Financial Times se vendet që përfitojnë nga kjo rrugë detare duhet të ndihmojnë në sigurimin e saj. “Është plotësisht e arsyeshme që njerëzit të cilët përfitojnë nga Ngushtica të ndihmojnë për të siguruar që asgjë e keqe të mos ndodhë atje.”, shprehet Trump. Në bazë të kësaj logjike, Trump kërkoi edhe ndërhyrjen e Pekinit, e madje paralajmëroi se nëse Kina nuk ndërmerr asnjë hap, ai mund ta shtyjë  një samit të planifikuar me Presidentin kinez Xi Jinping. “Mendoj se edhe Kina duhet të ndihmojë, sepse...