Trump kërcënon NATO-n dhe Europën: Nëse nuk na ndihmoni për Hormuzin, do të marr Groenlandën
Pasi i cilësoi frikacakë, Donald Trump ka vijuar sulmet ndaj aleatëve të NATO-s dhe Bashkimit Evropian. Në një postim në rrjetet sociale, presidenti amerikan madje shkon më tej. Ai kërcënon se SHBA-të do të marrin Groenlandën nëse aleatët nuk e ndihmojnë për të zhbllokuar Ngushticën e Hormuzit.Ja postimi i Donald Trump: “Nëse të ashtuquajturit ‘aleatë’ të NATO-s vazhdojnë refuzimin e tyre për të ndihmuar në hapjen e ngushticës së Hormuzit, gjë që do të ishte shumë e lehtë, e shpejtë, e thjeshtë dhe e sigurt për ta bërë, tani që lufta është fituar në masë të madhe, mund të më duhet të riafirmoj angazhimin tonë për sigurimin e Grenlandës për sigurinë tonë kombëtare. Sinqerisht shpresoj që të mos vijë deri aty, por do të shohim....
Burimi:
javanews.al