Trump kërcënon me sulme në Harg, Irani godet infrastrukturën energjetike të vendeve të Gjirit

Trump kërcënon me sulme në Harg, Irani godet infrastrukturën energjetike të vendeve të Gjirit

Foto ilustruese WASHINGTON- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se, edhe pse një pjesë e madhe e ishullit strategjik iranian Harg u shkatërrua nga bombardimet amerikane, ai mund të urdhërojë sulme të tjera ndaj tij. Ndërkohë, shtetet arabe, aleate të SHBA-së në rajon, raportuan për ndërprerje në industrinë e tyre të naftës për shkak të sulmeve hakmarrëse iraniane. Trump i tha NBC News-it më 14 mars se sulmet amerikane kishin “shkatërruar plotësisht” pjesën më të madhe të ishullit Harg - i cili ndodhet rreth disa dhjetëra kilometra larg territorit tokësor të Iranit - por shtoi se “mund ta godasim edhe disa herë të tjera thjesht për qejf”. Menjëherë pas sulmit, Trump tha se forcat amerikane kishin “shkatërruar plotësisht” objektivat ushtarake iraniane në...