Trump kërcënon Iranin para negociatave në Gjenevë: Do ketë pasoja të rënda nëse nuk arrihet marrëveshje
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e ka paralajmëruar përsëri Teheranin për “pasojat” me të cilat do të përballet nëse nuk arrihet një marrëveshje, përpara raundit të dytë të bisedimeve SHBA-Iran në Gjenevë. Në të njëjtën kohë, Shtetet e Bashkuara po i forcojnë ndjeshëm forcat e tyre ushtarake në Lindjen e Mesme, duke rritur presionin pak para negociatave. Duke folur me gazetarët në aeroplanin presidencial pas kthimit të tij në Uashington, Trump tha se do të merrte pjesë “indirekt” në bisedime. “Ata duan të bëjnë një marrëveshje. Nuk mendoj se duan të vuajnë pasojat e mosarritjes së një marrëveshjeje”, tha ai, duke iu drejtuar autoriteteve iraniane. Vështirësia e arritjes së një marrëveshjeje u nënvizua edhe nga Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, nga Hungaria. Siç...
Burimi:
top-channel.tv