Trump kërcënon Iranin: Nëse godisni sërish Katarin, do ta hedh në fushën e gazit, South Pars
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, paralajmëroi se SHBA-të do ta shkatërrojnë plotësisht fushën masive të gazit të Iranit, South Pars, nëse Teherani vazhdon sulmet ndaj Katarit ose përshkallëzon situatën në rajon. Në postimin e tij, Trump mbështeti sulmin izraelit ndaj fushës strategjike të gazit të Iranit, duke theksuar se ky ishte një “mesazh” për Iranin për veprimet e tij në Ngushticën e Hormuzit. Postimi i plotë i Trump: “Izraeli, i zemëruar për atë që ka ndodhur në Lindjen e Mesme, sulmoi me dhunë një strukturë të madhe të njohur si Fusha e Gazit South Pars në Iran. Një pjesë relativisht e vogël e fushës u godit. Shtetet e Bashkuara nuk kishin dijeni për këtë sulm dhe Katari nuk kishte asnjë përfshirje, as nuk e dinte...
Burimi:
top-channel.tv