Trump kërcënon Evropën me tarifa, BE reagon menjëherë
Bota E Diel, 18 Janar 2026 12:07 Ambasadorët e 27 vendeve të Bashkimit Evropian do të mblidhen sot për një takim urgjent, pas deklaratës së presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, për një valë të re tarifash ndaj aleatëve evropianë, në lidhje me planin e SHBA-së për të blerë Groenlandën. Reuters raportoi se Qiproja, e cila mban presidencën gjashtëmujore të BE-së me rotacion, ka njoftuar këtë mbrëmje thirrjen për takimin që do të zhvillohet sot. Diplomatët e Bashkimit Evropian bëjnë me dije se takimi është planifikuar të fillojë në orën 17:00.
Burimi:
kohajone.com