Trump: Jam shumë i zhgënjyer me Starmer, ndaloi forcat amerikane të përdorin bazën britanike për sulme ndaj Iranit

Trump: Jam shumë i zhgënjyer me Starmer, ndaloi forcat amerikane të përdorin bazën britanike për sulme ndaj Iranit

Donald Trump i tha The Telegraph se është shumë i zhgënjyer me Sir Keir Starmer, i cili refuzoi fillimisht që forcat amerikane të përdorin bazën Diego Garcia për operacione kundër Iranit. Në intervistën ekskluzive, presidenti amerikan tha se refuzimi fillestar i Kryeministrit për të lejuar forcat amerikane të përdorin bazën e Ishujve Chagos ishte një situatë që nuk kishte ndodhur “ndonjëherë më parë midis vendeve tona”. Britania i kishte mohuar SHBA-ve lejen për të kryer sulme nga bazat si Diego Garcia dhe RAF Fairford, duke iu referuar ligjit ndërkombëtar. Megjithatë, Kryeministri u tërhoq të dielën vonë dhe tha se do t’u lejonte amerikanëve përdorimin e Diego Garcia për “qëllime specifike dhe të kufizuara mbrojtëse”. “Kjo ndoshta nuk ka ndodhur kurrë më parë midis vendeve tona,”...