Trump: Irani i dha SHBA-ve një dhuratë me vlerë të madhe, do kemi kontroll mbi çdo gjë

Trump: Irani i dha SHBA-ve një dhuratë me vlerë të madhe, do kemi kontroll mbi çdo gjë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se Irani i ka dhënë SHBA-ve një “dhuratë” me vlerë të konsiderueshme, e lidhur me çështjet e naftës, gazit dhe Ngushticës së Hormuzit.“Na dhanë një dhuratë shumë të madhe, me vlerë të jashtëzakonshme, por nuk do të tregoj se çfarë është”, u shpreh Trump gjatë një deklarate në Shtëpinë e Bardhë.Ai theksoi se ky veprim i Iranit është një sinjal pozitiv për negociatat mes palëve. “Kjo më tregoi se po merremi me njerëzit e duhur”, shtoi presidenti amerikan.Trump sqaroi se “dhurata” nuk lidhet me programin bërthamor, por me sektorin energjetik, duke lënë të kuptohet se mund të ketë lidhje me rrjedhën e naftës dhe gazit përmes Ngushticës së Hormuzit. I pyetur nëse kjo do të thotë kontroll...