Burimi:
top-channel.tv
Foto © top-channel.tv
Trump “i rikthehet” Gazës, shpall Bordin e Paqes, cilat janë vendet pjesëmarrëse
Pavarësisht lëvizjeve të tij intensive në Amerikën Latine, Donald Trump duket nuk e ka nxjerrë nga fokusi Rripin e Gazës. Sipas dy zyrtarëve amerikanë që kanë dijeni për çështjen, javën e ardhshme president ii SHBA-së pritet të shpallë krijimin të Bordit të Paqes për këtë territor, si pjesë e fazës së dytë të armëpushimit atje. Bordi, që sipas gjasave do të udhëhiqet nga Trumpi vetë, do të ketë rreth 15 liderë botërorë dhe do të mbikëqyrë krijimin e një qeverie palestineze dhe procesin e rindërtimit të enklavës së rrënuar nga lufta me Izraelin. Vendet që pritet të jenë pjesë e këtij bordi përfshijnë Mbretërinë e Bashkuar, Gjermaninë, Francën, Italinë, Arabinë Saudite, Katarin, Egjiptin dhe Turqinë. Njëri prej zyrtarëve që ka të dhëna mbi iniciativën tha...