Trump i kërkoi marrëveshje ‘para se të jetë tepër vonë’, reagon ashpër Kuba

Trump i kërkoi marrëveshje ‘para se të jetë tepër vonë’, reagon ashpër Kuba

Bota E Hënë, 12 Janar 2026 08:57 Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka ashpërsuar ndjeshëm tonin ndaj Kubës, duke i bërë thirrje ishullit që të pranojë një marrëveshje “para se të jetë tepër vonë”, pa specifikuar natyrën e saj. Deklaratat e tij kanë nxitur reagime të menjëhershme nga autoritetet kubane. “Nuk do të ketë më naftë apo para që shkojnë në Kubë – zero!”, shkroi Trump me shkronja kapitale në platformën Truth Social. “I nxis fuqimisht të pranojnë një marrëveshje, para se të jetë tepër vonë”, shtoi ai. Sipas mediave ndërkombëtare, i pyetur më vonë nga gazetarët në bordin e avionit presidencial, Trump sugjeroi se një nga çështjet kryesore lidhet me emigrantët kubanë, duke kërkuar që Havana të marrë përsipër trajtimin e personave...