Trump flet pas kapjes së Maduros: Venezuelën do ta drejtojnë SHBA-të derisa të ketë një tranzicion të drejtë
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka dalë sot në një deklaratë nga rezidenca e tij në Mar-a-Lago, ku ka folur për operacionin e gjerë ushtarak të SHBA-së në Venezuelë dhe kapjen e presidentit Nicolás Maduro. Presidenti Trump deklaroi se Shtetet e Bashkuara do të marrin drejtimin e Venezuelës pas kapjes së Nicolás Maduro-s. Ai theksoi se administrata amerikane do të menaxhojë vendin “deri në momentin kur të mund të sigurohet një tranzicion i sigurt, i drejtë dhe i matur”. Trump shtoi se qëllimi i SHBA-ve është të shmangë përsëritjen e së njëjtës situatë, ku një tjetër figurë politike do të merrte pushtetin dhe vendi do të përfundonte sërish në krizë. “Ne do të drejtojmë vendin deri në momentin kur të mund të kemi një...
Burimi:
javanews.al