Trump flet në Davos: Europa nuk po shkon në drejtimin e duhur

Trump flet në Davos: Europa nuk po shkon në drejtimin e duhur

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar në Forumin Ekonomik Botëror në Davos se Europa “nuk po shkon në drejtimin e duhur”, duke shprehur shqetësim për zhvillimet politike, ekonomike dhe sociale në kontinent. Në fjalën e tij, Trump tha se “nuk e njeh më Europën”, megjithëse theksoi se ka një lidhje të fortë emocionale me të. “E dua Europën dhe dua ta shoh të ecë mirë, por nuk po shkon në drejtimin e duhur”, u shpreh ai, duke shtuar se nuk dëshiron të fyejë askënd. Sipas Trump, miq të tij që kthehen nga vendet europiane i thonë se nuk i njohin më ato, për shkak të migracionit masiv të pakontrolluar, si dhe deficitit rekord buxhetor dhe tregtar. Presidenti amerikan foli edhe për sfida globale, duke...