Trump fal ish-zyrtarin e lartë të FBI, Mark Rossini

Trump fal ish-zyrtarin e lartë të FBI, Mark Rossini

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka falur ish-zyrtarin e lartë të FBI-së, Mark Rossinin, ish-guvernatoren Wanda Vázquez Garced dhe bankierin Julio Martin Herrera Velutini, të akuzuar për korrupsion. Tre të lartpërmendurit, u akuzuan nga Departamenti i Drejtësisë të SHBA për një skemë korrupsioni të lidhur me fushatën zgjedhore të ish-guvernatores Vázquez në vitin 2020. Sipas akuzave, Vázquez përfitoi financime për fushatën e saj në këmbim të veprimeve zyrtare që favorizonin donatorët, Rossini, si konsulent i bankierit Velutinit, ndihmoi në ofrimin dhe menaxhimin e mbështetjes financiare për fushatën, ndërsa Velutini ofroi mbështetje financiare dhe donacione në këmbim të emërimeve dhe veprimeve të favorshme nga guvernatorja. Të tre u akuzuan për komplot, ryshfet dhe mashtrim ndaj shërbimeve amerikane, akuza që sipas mediave të...