Trump-Evropës: Fokusohu në Ukrainë, jo në Groenlandë

Trump-Evropës: Fokusohu në Ukrainë, jo në Groenlandë

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Evropa duhet të përqendrohet në luftën në Ukrainë dhe jo në çështjen e Groenlandës, duke këmbëngulur se do të zbatojë planin e tij për vendosjen e tarifave ndaj vendeve evropiane. Në një intervistë të shkurtër telefonike për rrjetin amerikan informativ, Trump tha se do t’i godasë “100 për qind” vendet evropiane me tarifa, nëse nuk arrihet një marrëveshje lidhur me Groenlandën. “Evropa duhet të fokusohet në luftën mes Rusisë dhe Ukrainës, sepse, sinqerisht, po shihni se çfarë u ka sjellë kjo atyre,” ka thënë Trump. “Kjo është ajo në të cilën duhet të përqendrohet Evropa – jo Groenlanda.” I pyetur nëse do të përdorte forcën për të marrë nën kontroll Groenlandën, Trump është përgjigjur shkurt: “Pa koment”. Trump...