Trump: Europa nuk do t’i rezistojë përpjekjeve të mia për të blerë Groenlandën
Presidenti amerikan Donald Trump është zotuar se do ta zbatojë “100%” kërcënimin e tij për të vendosur tarifa doganore ndaj vendeve evropiane që kundërshtojnë kërkesën e tij për të marrë kontrollin e Groenlandës. Udhëheqësit evropianë nuk do të “ofrojnë shumë rezistencë” ndaj përpjekjes së tij për të blerë Groenlandën, tha presidenti amerikan në një deklaratë për gazetarët në Florida. Ai kërcënoi gjithashtu me një tarifë doganore prej 200% mbi verërat dhe shampanjën franceze, në përgjigje të deklaratës së Macron se Franca nuk do t’i bashkohej këshillit të paqes në Gaza. “Epo, askush nuk e do atë sepse ai do të largohet nga detyra shumë shpejt, kështu që, e dini, kjo është në rregull. Do të vendos një tarifë doganore prej 200% për verërat dhe shampanjën e tij, dhe ai do të...
Burimi:
opinion.al