Trump-Erdogan bisedë telefonike, ja çfarë diskutuan dy liderët

Trump-Erdogan bisedë telefonike, ja çfarë diskutuan dy liderët

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka zhvilluar një bisedë telefonike me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Donald Trump. Sipas një njoftimi të Drejtorisë së Komunikimeve të Presidencës Turke, gjatë bisedës telefonike midis Presidentit Erdogan dhe Presidentit Trump u diskutuan marrëdhëniet dypalëshe Turqi-SHBA, situata e fundit në Siri, punimet e Bordit të Paqes për Gazën, marrëdhëniet tregtare, veçanërisht në industrinë e mbrojtjes, si dhe zhvillimet rajonale dhe globale. Presidenti Erdogan gjatë bisedës theksoi se do të vazhdojnë të ndërmarrin hapa për të zhvilluar bashkëpunimin mes Turqisë dhe SHBA-së, duke nënvizuar se avancimi i marrëdhënieve në çdo fushë është në interesin e përbashkët të të dy vendeve. Gjatë bisedës, Erdogan theksoi se Turqia i kushton rëndësi të madhe armëpushimit dhe zbatimit të plotë...