Trump e kërkon me ngulm, Groenlanda i thotë “Jo” Presidentit amerikan: Nuk e pranojmë pushtimin nga SHBA-ja
Qeveria e Groenlandës ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të Presidentit amerikan Donald Trump, duke theksuar se dëshira e tij për të marrë kontrollin e ishullit “nuk mund të pranohet në asnjë rrethanë”. Reagimi vjen në një moment delikat për territorin arktik, ndërsa NATO po intensifikon diskutimet për forcimin e sigurisë në rajon. Në fillim të një jave të rëndësishme diplomatike, Trump riafirmoi interesin e tij për Groenlandën, duke deklaruar se Shtetet e Bashkuara do ta merrnin ishullin “në një mënyrë ose në tjetrën”. Këto komente kanë shkaktuar shqetësim të madh në Bashkimin Evropian dhe NATO, veçanërisht pasi Trump nuk përjashtoi përdorimin e forcës ushtarake për të marrë territorin, i cili është pjesë vetëqeverisëse e Mbretërisë së Danimarkës. Ministrja e Jashtme e Groenlandës, Vivian Motzfeldt, dhe...
Burimi:
top-channel.tv