Trump: Duam ta blejmë Groenlandën, por nuk përjashtohet edhe ndërhyrja e ushtrisë
Shtetet e Bashkuara kanë konfirmuar pretendimet ekspansioniste lidhur me Groenlandën. Në një deklaratë, Shtëpia e Bardhë tha se presidenti amerikan Donald Trump po diskuton një sërë opsionesh për të përvetësuar Groenlandën, përfshirë edhe ndërhyrjen ushtarake. “Presidenti amerikan e sheh Groenlandën si një prioritet të sigurisë kombëtare, të nevojshëm për të parandaluar kundërshtarët në rajonin e Arktikut”, thuhet në deklaratë. Shtëpia e Bardhë shton se presidenti dhe ekipi i tij po diskutojnë një sërë opsionesh për të ndjekur këtë qëllim të rëndësishëm të politikës së jashtme dhe se, sigurisht, përdorimi i ushtrisë amerikane është gjithmonë një opsion në dispozicion të komandantit të përgjithshëm. Ndërkohë, Wall Street Journal zbulon se sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, u ka thënë ligjvënësve se kërcënimet e fundit të administratës kundër...
Burimi:
kohajone.com