Trump: Do ta zgjedh vetë liderin e ardhshëm të Iranit, djali i Khameneit i parëndësishëm

Trump: Do ta zgjedh vetë liderin e ardhshëm të Iranit, djali i Khameneit i parëndësishëm

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha në një intervistë për Axios se është i vendosur të ndikojë personalisht në zgjedhjen e udhëheqësit të ardhshëm të Iranit. Ai kritikoi kandidatin kryesor për trashëgimi, Mojtaba Khamenei, djalin e udhëheqësit suprem të vrarë Ali Khamenei, duke e quajtur “të papranueshëm” për Shtetet e Bashkuara. Trump paralajmëroi se zgjedhja e tij mund të çojë SHBA-në përsëri në konflikt brenda pesë vjetësh nëse ndjek të njëjtat politika si babai i tij. Presidenti amerikan theksoi se qëllimi i tij është që lideri i ardhshëm i Iranit të sjellë “harmoni dhe paqe”, duke hedhur poshtë trashëgiminë e regjimit aktual, raporton Reuters. “Po humbasin kohën e tyre. Djali i Khameneit është i parëndësishëm. Duhet të përfshihem në zgjedhje, ashtu si bëra me Delsi [Rodriguez] në...