Trump: Do ta marrim Groenlandën në një mënyrë apo në një tjetër

Trump: Do ta marrim Groenlandën në një mënyrë apo në një tjetër

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka rikthyer vëmendjen te Groenlanda, duke e përshkruar territorin si një çështje strategjike për sigurinë kombëtare. I pyetur se sa para do t’i ofronte Danimarkës për ishullin, Trump tha se “nuk po flas për para akoma, por mund të flas për këtë”.  “Tani për tani, ne do të bëjmë diçka për Groenlandën, qoftë edhe nëse ata nuk e duan, sepse nëse nuk e bëjmë ne, Rusia ose Kina do ta marrin Groenlandën, dhe ne nuk do të kemi Rusinë apo Kinën si fqinj. Unë do të doja të bëja një marrëveshje në mënyrë të lehtë. Por nëse nuk e bëjmë kështu, do ta bëjmë në mënyrë të vështirë”, tha Trump. Ndryshe, Danimarka e ka bërë të qartë se Groenlanda nuk është për...