Trump dhe Zelensky takohen në Davos, Presidenti amerikan: Lufta duhet të mbarojë

Trump dhe Zelensky takohen në Davos, Presidenti amerikan: Lufta duhet të mbarojë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump u takua me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky në Davos. Sipas Shtëpisë së Bardhë dhe presidencës ukrainase, takimi mes dy liderëve zgjati rreth një orë. Axios raporton se presidenti amerikan deklaroi se “lufta në Ukrainë duhet të përfundojë, po vriten shumë njerëz, kryesisht ushtarë”. Trump u tha gazetarëve se beson se pati “një takim të mirë me Zelenskyn”, ndërsa një këshilltar i presidentit ukrainas foli gjithashtu për “bisedime të mira”. Presidenti ukrainas mbërriti sot në Davos, ndërsa deri dje takimi me Trumpin nuk ishte konfirmuar përfundimisht. Sipas deklaratave të mëparshme të Zelenskyt, në qendër të bisedimeve pritet të jetë “marrëveshja e prosperitetit” mes Kievit dhe Uashingtonit për Ukrainën e pasluftës. Më herët gjatë ditës, Trump, duke iu referuar agjendës...