Trump dhe Putin/ Bisedë e rëndësishme për konfliktin iranian, Hegseth jep detajet
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, deklaroi të martën se Rusia nuk duhet të përfshihet në konfliktin që lidhet me Iranin, duke komentuar bisedën telefonike që presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, zhvilloi të hënën me presidentin rus, Vladimir Putin. Hegseth theksoi se Trump ruan marrëdhënie të forta me liderë të ndryshëm botërorë, gjë që – sipas tij – krijon mundësi dhe alternativa për Shtetet e Bashkuara në një mjedis ndërkombëtar gjithnjë e më dinamik. “Presidenti, siç kam thënë edhe më parë, ka marrëdhënie të forta me udhëheqës globalë, dhe kjo krijon mundësi dhe opsione për ne në mënyra shumë dinamike. Prandaj presidenti tha se ishte një bisedë e mirë”, u shpreh Hegseth. Ai sqaroi se nuk kishte marrë pjesë personalisht në bisedën telefonike mes Trump...
Burimi:
ntv.al