Trump dhe Musk “shkrijnë akujt” pas përplasjes publike, darkojnë në Mar-a-Lago

Trump dhe Musk “shkrijnë akujt” pas përplasjes publike, darkojnë në Mar-a-Lago

Presidenti Donald Trump dhe miliarderi Elon Musk duket se kanë rregulluar marrëdhënien e tyre pas muajsh tensionesh publike. Sinjali më i qartë erdhi nga vetë Musk, i cili publikoi në platformën X një foto nga Mar-a-Lago, duke shkruar: “Pata një darkë të mrekullueshme mbrëmë me @POTUS dhe @FLOTUS. Viti 2026 do të jetë i mrekullueshëm!” Takimi, i zhvilluar të shtunën në mbrëmje në rezidencën e Trump në Florida, ka nxitur spekulime se raportet mes dy figurave të fuqishme janë normalizuar, pas një periudhe përplasjesh të forta. Musk ishte një nga donatorët më të mëdhenj të Partisë Republikane gjatë fushatës së vitit 2024, duke kontribuar me qindra miliona dollarë. Më pas, Trump e emëroi atë këshilltar për efikasitetin qeveritar dhe krijoi strukturën DOGE, e fokusuar në...