Trump: Çmimi i naftës do të ulet përtej parashikimeve

Trump: Çmimi i naftës do të ulet përtej parashikimeve

Bota E Enjte, 12 Mars 2026 09:24 Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, tha se vendimi i 32 vendeve për të liruar rezervat e naftës do të “ulë ndjeshëm çmimet e naftës”. Ndërsa po vizitonte një biznes në Cincinnati, Trump e quajti luhatjen e çmimeve të naftës një “çështje lufte”. “Çmimet po bien shumë ndjeshëm. Nafta do të ulet. Kjo është thjesht një çështje lufte që ndodh. Pothuajse mund ta parashikosh. Do të thoja që u rrit pak më pak nga sa mendonim. Do të bjerë më shumë nga sa ne, nga sa kushdo e kupton”, tha Trump.