Trump: Bordi i Paqes mund të zëvendësojë OKB-në

Trump: Bordi i Paqes mund të zëvendësojë OKB-në

Presidenti Donald Trump tha sot se Bordi i Paqes “mund të” zëvendësojë Kombet e Bashkuara, të cilat ai i kritikoi për paaftësinë në mbarimin e luftërave. “Kombet e Bashkuara thjesht nuk kanë qenë shumë të dobishme. Unë jam një fans i madh i potencialit të OKB-së, por ajo kurrë nuk ka arritur të realizojë atë potencial,” tha Trump për gazetarët gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë. “OKB-ja duhej të kishte zgjidhur çdo luftë që unë e zgjidhja. Unë kurrë nuk shkova tek ata, as nuk mendoja fare të shkoja.” Bordi i Paqes u formua si pjesë e marrëveshjes së Trump për të ndalur luftën Izrael-Hamas në Gaza. Ai dërgoi këtë javë ftesa për udhëheqës botërorë që të shërbenin në panel, përfshirë presidentin...