Trump acaron Danimarkën, nis të dërguar në Groelandë, thirret ambasadori

Trump acaron Danimarkën, nis të dërguar në Groelandë, thirret ambasadori

Vendimi i Donald Trump për të emëruar një të ngarkuar të posaçëm për Groenlandën, ka acaruar Danimarkën. Në mesin e sulmeve ndaj Venezuelës, që për shumë analistë, shumë sesa drogën janë duke shënjestruar naftën e saj, kreu i shtetit amerikan i hedh sërish sytë nga ishulli gjigand i muluar nga akullnajat, por nëntoka e të cilit duket se mban pasuri të mëdha. Ministri i Jashtëm i Danimarkës Lars Lökke Rasmussen deklaroi në televizionin TV2 , se do të thërrasë për shpjegime ambasadorin e SHBA-së Ken Hoëery, ndërsa më herët  përmes një deklarate të bërë publike nga agjencia e lajmeve AFP i bëri thirrje SHBA-së, që të respektojë sovranitetin e Danimarkës. Qeveria e tij këmbëngul, që “kushdo – përfshi edhe SHBA – duhet të tregojë respekt...