Tronditëse, u sulmua me thikë nga i dashuri/ Ndërron jetë në moshën 25-vjeçare aktorja e “The Lion King”

Tronditëse, u sulmua me thikë nga i dashuri/ Ndërron jetë në moshën 25-vjeçare aktorja e “The Lion King”

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Shtetet e Bashkuara, pasi aktorja Imani Dia Smith, e njohur për rolin e saj si Nala e Re në versionin e Broadway-t të filmit të famshëm të Disney-t “The Lion King”, ka ndërruar jetë në moshën 25-vjeçare pas një sulmi me thikë nga i dashuri i saj.  Sipas Zyrës së Prokurorit të Qarkut Middlesex në New Jersey, ngjarja ndodhi më 21 dhjetor.  Policia e qytetit Edison iu përgjigj një telefonate emergjente në 911, ku gjeti aktoren të plagosur rëndë.  Ajo u transportua me urgjencë në Spitalin Universitar Robert Wood Johnson, por fatkeqësisht nuk arriti t’u mbijetojë plagëve dhe u shpall e vdekur.  I dyshuari, Jordan D. Jackson-Small, i dashuri i Smith, u arrestua menjëherë pas incidentit. Prokurorët e kanë akuzuar atë për vrasje të shkallës së parë, rrezikim të mirëqenies së një fëmije të shkallës së dytë, si...