Tronditëse/ Sulmohet prifti 45-vjeçar, identifikohet autori, dyshohet se kishte probleme të shëndetit mendor

Tronditëse/ Sulmohet prifti 45-vjeçar, identifikohet autori, dyshohet se kishte probleme të shëndetit mendor

Një person ka sulmuar dhe plagosur rëndë priftin Don Rodrigo Gaviria Grajales, një kolumbian 45-vjeçar, në qendër të Modenës mëngjesin e 30 dhjetorit. Sulmuesi është një i ri që dyshohet të ketë probleme të shëndetit mendor dhe varësi nga droga. Karabinierët kanë identifikuar autorin e sulmit, por nuk ka asnjë lidhje midis tij dhe priftit, duke lënë të paqartë motivin e këtij akti të dhunshëm. Hetimet vazhdojnë për të zbardhur më tej rrethanat e ngjarjes. Top Channel