Tronditëse/ Shuhet familja, prindërit vrasin dy djemtë e tyre me autizëm dhe më pas i marrin jetën vetes
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Australinë Perëndimore, pasi dy prindër dhe dy djemtë e tyre adoleshentë me autizëm janë gjetur të pajetë brenda banesës së tyre në një lagje elitare të Perth-it. Trupat e pajetë të Jarrod Clune, 50 vjeç, Maiwenna Goasdoue, 49 vjeç, si dhe të djemve të tyre Leon, 16 vjeç dhe Otis, 14 vjeç, u gjetën në shtëpinë familjare në Mosman Park. Të dy fëmijët vuanin nga autizëm i rëndë dhe ishin joverbalë, shkruan The Sun. Shërbimet e emergjencës u njoftuan rreth orës 08:15 të mëngjesit të së premtes nga një punonjëse kujdesi, e cila vizitonte rregullisht familjen, por nuk kishte arritur të kontaktonte me ta. Ajo gjeti pranë banesës një shënim paralajmërues që këshillonte të mos hynte brenda dhe udhëzonte...
Burimi:
top-channel.tv