Tronditëse/ Pishina e helmuar me kimikate, ndërron jetë 27-vjeçarja që po mësonte not, në gjendje të rëndë bashkëshorti i saj
Një grua 27-vjeçare ka humbur jetën pas një kursi noti të zhvilluar së bashku me familjen e saj, ndërsa policia po heton një rast të dyshuar helmimi nga kimikatet e përdorura për pastrimin e pishinës. Viktima, Juliana Faustino Bassetto, po merrte një kurs të rregullt noti me bashkëshortin e saj, kur të dy vunë re një erë dhe shije të pazakontë të ujit. Sipas mediave braziliane, ata kanë njoftuar instruktorin e notit pasi nisën të ndiheshin keq, ndërsa të gjithë nxënësit u këshilluan të largoheshin nga ambientet. Juliana dhe bashkëshorti i saj, banorë të São Paulos, u dërguan me urgjencë në spital të shtunën, pasi shfaqën simptoma të rënda shëndetësore. Gjendja e 27-vjeçares u përkeqësua ndjeshëm dhe ajo pësoi arrest kardiak, duke ndërruar jetë pak...
Burimi:
top-channel.tv