Burimi:
top-channel.tv
Foto © top-channel.tv
Tronditëse në Itali, kryebashkiaku vihet nën hetim për dhunë ndaj gruas së tij
Mattia Missiroli, kryetar bashkie i Cervias në provincën e Ravenës, është nën hetim për keqtrajtim dhe sulm ndaj bashkëshortes së tij, nga e cila është në proces ndarjeje. Prokuroria Publike e Ravenës ka kërkuar caktimin e masës paraprake të paraburgimit, por kërkesa është rrëzuar nga gjyqtari i hetimeve paraprake të Gjykatës së Ravenës, shkruajnë mediat italiane. Sipas Resto del Carlino dhe Corriere Romagna, gjyqtari vlerësoi se episodet e dyshuara ishin sporadike dhe se Missiroli ishte larguar nga banesa familjare një ditë pas paraqitjes së gruas në urgjencë. Megjithatë, Prokuroria Publike raportohet se po përgatit një ankim në Gjykatën e Apelit në Bolonjë për të kërkuar vendosjen e masës paraprake. Kush është Mattia Missiroli Mattia Missiroli, 44 vjeç, është arkitekt i pavarur dhe u bë i...