Tronditëse në Gjermani/ Adoleshentja vret bashkëmoshatarin: Donte të më përdhunonte
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin Castrop-Rauxel në Gjermani, ku një vajzë 17-vjeçare, Angela R., dyshohet për vrasjen e bashkëmoshatarit të saj, Onur. Policia gjermane ka nisur një kërkim intensiv pas zhdukjes së saj, pasi më 23 janar Gjykata e Dortmundit lëshoi një urdhër arresti me dyshimin për vrasje të qëllimshme. Ngjarja ka ndodhur më 14 janar, kur një shofer gjeti të riun të plagosur rëndë e të gjakosur pranë një shtëpie të braktisur. Ai ishte pa ndjenja dhe, pavarësisht përpjekjeve për ta sjellë në jetë, i riu vdiq nga një plagë me thikë në qafë. Fillimisht, Angela pretendoi se po mbrohej nga një tentativë përdhunimi dhe se kishte vepruar në vetëmbrojtje. Ajo deklaroi se takimi me të riun kishte qenë i fshehtë, për...
Burimi:
syri.net