Tronditëse/ Emigranti kap me forcë të renë dhe e tërheq drejt shinave të metrosë, të dy humbin jetën pasi përplasen nga treni
Një incident tragjik ka ndodhur të enjten në mbrëmje në një stacion e metroje në Hamburg, ku dy persona humbën jetën pas një sulmi të dhunshëm. Sipas hetimeve të para nga policia, bëhet fjalë për një vrasje. Rreth orës 22:07, një 18-vjeçare po priste trenin e metrosë në platformën U1, kur një 25-vjeçar me origjinë nga Sudani iu afrua dhe e kap me forcë për arsyeje ende të paqarta, duke e tërhequr atë mbi shina. Të dy ranë përpara trenit që po mbërrinte dhe u goditën nga metroja, duke vdekur menjëherë. Dëshmitarët okularë raportuan se burri mund të ketë qenë i dehur dhe se më parë kishte ecur përgjatë platformës. Ata thanë se ai papritmas e kapi gruan dhe e tërhoqi mbi shina, duke shkaktuar...
Burimi:
top-channel.tv