Treni me 80 pasagjerë del nga shinat në Zvicër pas një orteku dëbore, raportohet për të lënduar
Një tren ka dalë nga shinat këtë të hënë në zonën e Goppenstein, në kantonin Valais të Zvicrës, pas ortekut që bllokoi linjën hekurudhore. Mediat zvicerane raportojnë se policia kantonale konfirmoi se një operacion shpëtimi është në zhvillim në vendin e ngjarjes dhe vlerëson se ka disa të lënduar. Sipas një postimi të policisë lokale në platformën X, forcat e sigurisë u përgjigjën menjëherë dhe informacionet e para flasin për pasagjerë të lënduar. Një zëdhënës i kompanisë hekurudhore BLS konfirmoi se shkak i daljes nga shinat ishte dëbora. Siç raportohet, treni në të cilin udhëtonin 80 pasagjerë, doli nga shinat në zonën Stockgrabe, mes Goppenstein dhe Hohten, në kantonin Valais. Shërbimi Federal i Hekurudhave të Zvicrës (SBB) njoftoi se trafiku në këtë linjë do të mbetet i ndaluar të paktën...
Burimi:
syri.net