Tre skenarët për Iranin/ Revolucion francez apo grusht shteti? Çfarë po “kurdiset” në prapaskenë
Thirrjet e Donald Trump për revolucion në Iran ndezën pritshmëri të mëdha, por politika lëviz më shpejt se historia. “Rënia e Republikës Islamike nuk është çështje dëshire, por skenarësh konkretë” shkruan “Corriere della Sera”, që në analizën e saj vlerëson se deri tani ekzistojnë tre skenarë dhe secili prej tyre ka pasoja të rënda. Skenari i parë është revolucioni popullor, i ngjashëm me modelin francez. Rrëzimi i dhunshëm i regjimit do të shoqërohej me gjykata revolucionare, spastrime dhe përplasje mes fituesve. Përvoja e vitit 1979 dhe lufta në Siri tregojnë se kjo rrugë hap cikle gjakderdhjeje dhe destabilizimi rajonal. Në një Iran me 90 milionë banorë dhe ekonomi të kontrolluar nga elitat fetare e ushtarake, një “terror revolucionar” do të ishte shkatërrues. Skenari i dytë...
Burimi:
top-channel.tv