Trazirat që tronditën Iranin/ Shifrat e revistës TIME për numrin e të vrarëve gjatë dy ditëve kulmore të përplasjeve
Revista prestigjioze TIME, duke iu referuar dy burimeve nga Ministria e Shëndetësisë së Iranit, raporton se numri i të vdekurve nga protestat masive në vend arrin të paktën 30.000 persona. Këto të dhëna bien në kundërshtim të fortë me versionin zyrtar të Republikës Islamike. Sipas raportimit, vetëm gjatë dy ditëve kulmore të përplasjeve, të paktën 30.000 njerëz u vranë në rrugë në mbarë vendin, një shifër që paralizoi plotësisht mekanizmin shtetëror të represionit, si dhe kapacitetet logjistike për varrosjen dhe transportin e trupave. Zyrtarë qeveritarë iranianë që folën për TIME konfirmuan se intensiteti i vrasjeve të enjten dhe të premten ishte aq i madh, sa rezervat kombëtare për “menaxhimin e trupave” u shterën brenda një kohe shumë të shkurtër. Burimet bëjnë të ditur se për...
Burimi:
javanews.al