Trazirat pas vdekjes së ‘El Menchos’ në Meksikë/ Arratisen 23 të burgosur, shkon në 70 numri i viktimave
Autoritetet meksikane kanë nisur një operacion të gjerë për kapjen e 23 të burgosurve që u arratisën nga një burg në Puerto Vallarta, pas një vale të dhunshme sulmesh të lidhura me kartelin e drogës që drejtohej nga ‘El Mencho’. Sipas zyrtarëve, persona të armatosur përplasën një automjet në njërën prej portave të burgut, duke krijuar mundësinë që të burgosurit të arratiseshin, ndërsa identitetet e të arratisurve nuk janë bërë publike. Dhuna shpërtheu të dielën në disa zona, përfshirë resortin bregdetar të Paqësorit, ku anëtarë të kartelit bllokuan rrugë dhe u vunë flakën automjeteve. Sipas raportimeve, trazirat nisën pas njoftimeve për vdekjen e liderit të kartelit, Nemesio Oseguera Cervantes, i njohur si “El Mencho”. Sekretari i Sigurisë Publike i shtetit të Jalisco, Juan Pablo Hernández,...
Burimi:
top-channel.tv