Trazirat pas vdekjes së bosit të drogës ‘El Mencho’, vriten 25 anëtarë të Gardës Kombëtare të Meksikës

Trazirat pas vdekjes së bosit të drogës ‘El Mencho’, vriten 25 anëtarë të Gardës Kombëtare të Meksikës

Të paktën 25 anëtarë të Gardës Kombëtare të Meksikës kanë humbur jetën gjatë një vale të re dhune në shtetin Jalisco, pas vdekjes së bosit të drogës Nemesio Oseguera Cervantes, i njohur si “El Mencho”. Sipas ministrit të Sigurisë, trazirat kanë shpërthyer në të paktën 20 shtete që prej së dielës, kur Oseguera vdiq në paraburgim, pak pasi u kap nga forcat speciale meksikane. Sekretari i Mbrojtjes, Ricardo Trevilla, bëri të ditur se 2,500 ushtarë janë dërguar në perëndim të vendit për të përforcuar sigurinë, ndërsa në operacion janë përfshirë ushtria, Garda Kombëtare dhe Forcat Ajrore. Lideri i Cartel de Jalisco Nueva Generacion (CJNG), një nga organizatat kriminale më të fuqishme në vend, u kap të dielën pasi forcat e sigurisë zbuluan vendndodhjen e tij...