No Image Available

Trazira në Itali për shkak të Lojërave Olimpike, mbi 5 mijë protestues në Milano

Rreth 5 mijë persona dolën në rrugët e Milanos për të protestuar kundër zhvillimit të Lojërave Olimpike Dimërore, pas ceremonisë hapëse të mbajtur të enjten. Protesta u shoqërua me përplasje të dhunshme mes protestuesve dhe forcave të rendit. Sipas raportimeve, disa protestues qëlluan me fishekzjarre ndaj furgonëve të policisë, e cila reagoi me topa uji dhe gaz lotsjellës. Mediat italiane raportojnë gjithashtu për një incident me armë kundër policisë, edhe pse detajet mbeten të paqarta. Një grup i madh protestuesish, të veshur me kapuçë dhe helmeta, marshuan drejt unazës lindore të qytetit, duke hedhur bomba tymi dhe fishekzjarre përgjatë rrugës. Situata u tensionua veçanërisht në zonën e Corvettos, ku policia ndaloi pesë persona dhe i shoqëroi në komisariat. Marshimi vijoi drejt Corso Lodi dhe më...