Trashëgimtari i ish-shahut të Iranit mesazh qytetarëve: Rrëzoni Republikën Islamike
Reza Pahlavi, ish-princi trashëgimtar dhe biri i shahut të fundit të Iranit, Mohammad Reza Pahlavi, i cili u rrëzua nga Republika Islamike në 1979, ka bërë thirrje për rrëzimin e regjimit aktual. Në një postim në X (ish-Twitter), Pahlavi shkruan se vdekja e liderit suprem iranian nuk përbën “fundin” dhe i fton iranianët të “rrëzojnë” Republikën Islamike. Ai thekson se populli duhet të përgatitet për “prani masive dhe vendimtare në rrugë” dhe i inkurajon edhe të bëjnë thirrje dhe të brohorasin nga shtëpitë gjatë natës. Më herët, Pahlavi kishte bërë thirrje për zyrtarët iranianë që të “dorëzohen”, si dhe për forcat e armatosura dhe organet e rendit që të përdorin armët e tyre për të “mbrojtur popullin e madh iranian” dhe jo “republikën e krimit”,...
Burimi:
syri.net