Tragjike/ Thithi aromën e deodorantit, 11-vjeçari humb jetën pas sfidës virale në TikTok
Një tjetër tragjedi e lidhur me sfidat e rrezikshme të mediave sociale ka tronditur botën, pasi një djalë 11-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e thithjes së deodorantit spraj, ndërsa përpiqej të imitonte kryente një sfidë të njohur si “kromimi”. Freddie, një djalë nga Britania, u gjet i vdekur nga nëna e tij, Roseanne Marie Thompson, në dhomën e tij. Shërbimet e urgjencës arritën në vendngjarje pas alarmit të saj, por nuk mundën të bëjnë asgjë për të shpëtuar jetën e tij. “Kromimi” është një praktikë e re që ka fituar popullaritet në mediat sociale, kryesisht në TikTok, ku të rinjtë thithin avujt e kimikëve nga deodorantët në spraj për të përjetuar një gjendje të ndryshuar mendore. Kjo mund të shkaktojë efekte të rrezikshme për...
Burimi:
top-channel.tv