Burimi:
top-channel.tv
Foto © top-channel.tv
Tragjike në SHBA, ferrari përplaset me një barrierë dhe përfshihet nga flakën, humb jetën krijuesi i famshëm i videolojërave
Vince Zambella, një krijues videolojërash i njohur më së miri për bashkëkrijimin e videolojës së njohur ‘Call of Duty’, ka humbur jetën në një aksident me makinë. NBC Los Angeles raporton se të dielën, ai po drejtonte Ferrarin e tij në autostradën Angeles Crest Freeway në Kalifornian Jugore, kur ajo doli nga rruga dhe u përplas me një barrierë betoni. Zambella u përfshi nga flakët e zjarri që shkaktoi makina dhe vdiq. Një pasagjer u nxor nga automjeti dhe vdiq nga plagët e marra në një spital. Shkaku i aksidentit është ende nën hetim. Një video që qarkullon në internet kap momentin kur dëshmitarët okularë e largojnë pasagjerin nga automjeti. Zambela ishte bashkëthemelues i zhvilluesit të videolojërave Infinity Ward, i cili krijoi ekskluzivitetin Call of...