Tragjike në Indonezi, 35-vjeçarja humb jetën pasi sulmohet nga një krokodil, ishte futur në lumë për të mbledhur midhje

Tragjike në Indonezi, 35-vjeçarja humb jetën pasi sulmohet nga një krokodil, ishte futur në lumë për të mbledhur midhje

Një grua 35-vjeçare në Indonezi u vra tragjikisht nga një krokodil pasi kishte shkuar me një shoqe në lumin Luan Boya të dielën e kaluar për të mbledhur midhje. Sipas dëshmitarëve, 35-vjeçarja eci më thellë në lumë e vetme përpara se të zhdukej nën ujë, ndërsa shoqja e saj mbeti në breg. Burri i gruas fatkeqe shkoi në vendngjarje dhe filloi ta kërkonte. Në një moment, krokodili u shfaq në sipërfaqen e ujit duke mbajtur trupin e saj në nofullat e tij. Pavarësisht përpjekjeve të bashkëfshatarëve të saj, krokodili nuk e lëshoi trupin e ​​gruas. Më në fund, një nga banorët e zonës u detyrua ta qëllonte krokodilin në kokë për ta detyruar të largohej nga trupi i saj. Top Channel