Burimi:
zeri.ai
Foto © zeri.ai
Tragjike në Greqi/ Katër alpinistë u nisën për të bërë ‘hiking’, u varrosën të gjallë nga orteku
greqi GREQI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku 4 alpinistë të zhdukur para dy ditëve në malet e Vardhusisë, janë konfirmuar të vdekur nga ekipet e shpëtimeve. Operacioni për gjetjen e alpinistëve të zhdukur në malet Vardousia përfundoi në mënyrën më dramatike, pasi personeli i zjarrfikësve që mori pjesë në kërkim gjeti katër persona të vdekur në një zonë të pjerrët dhe jashtëzakonisht të paarritshme, të mbuluar me borë të trashë. Për t'i gjetur, u mobilizuan 30 zjarrfikës me Ekipet e 1-rë, të 6-të, të 7-të dhe të 8-të të Alpinizmit EMAK, një automjet special me zinxhirë, Ekipin e Dronëve të Thesalisë, si dhe një helikopter. Në kërkime morën pjesë gjithashtu guida malore nga Federata Helenike e Alpinizmit dhe Ngjitjes, vullnetarë dhe banorë të zonës....